Mustafa M. M. Haboush
23 Shtator 2022•Përditësim: 23 Shtator 2022
Arabia Saudite sot shënon 92-vjetorin e Ditës Kombëtare me festimet “më të mëdha ndonjëherë”, duke përfshirë festivale muzikore, shfaqje ajrore dhe parada ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas programit të shpallur nga Autoriteti i Përgjithshëm i Argëtimit, shfaqjet ajrore dhe detare do të jenë manifestimet kryesore në qytetet më të mëdha anembanë vendit.
Dita Kombëtare shënon bashkimin e Mbretërisë nga Abdulaziz Al-Saud më 23 shtator 1932.
Turki Al-Sheikh, kryetari i autoritetit, nisi më 17 shtator festimet nën sloganin “Është shtëpia jonë”, të cilat do të zgjasin deri më 26 shtator.