Ekip
23 Shtator 2022•Përditësim: 23 Shtator 2022
Garda Civile e Spanjës ka njoftuar se ka sekuestruar 15.4 tonë hashash nga Maroku dhe ka arrestuar 49 persona duke shkatërruar një rrjet të madh të kontrabandës së drogës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Gardës Civile thuhet se banda besohej të ishte më e madhja që vepronte në Spanjë, duke sjellë rregullisht deri në 19.7 tonë hashash në muaj nga Afrika e Veriut në gadishullin Iberik.
Kontrabandistët ishin të armatosur rëndë, tha policia, sepse bandat rivale zakonisht tentojnë të vjedhin drogën, që zbarkon në bregdetin jugor spanjoll pranë Cadizit dhe përgjatë lumit Guadalquivir.
Në operacionin, që filloi në dhjetor të vitit 2021, ishin përfshirë rreth 400 efektivë policie.