Bekim Laci
26 Dhjetor 2018•Përditësim: 27 Dhjetor 2018
SHKUP (AA) - Një grua argjentinase e rrëmbyer në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar nga trafikantët me qënie njerëzore, është ribashkuar me familjen e saj pas një operacioni të përbashkët policor nga organet e rendit të Argjentinës dhe ata të Bolivisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendndodhja e gruas, e cila tani është 45 vjeçe, ka qenë e panjohur deri në fillim të këtij viti, atëherë kur policia mori një informacion të fshehtë se ajo ndodhet në Bermejo, në jug të Bolivisë, shkruan BBC, duke cituar një kumtesë të policisë argjentinase.
Policia thuhet më tej, ka locuar shtëpinë në të cilën mbahej ajo, pas çka e liroi bashkë me djalin e saj 9 vjeçar.
Emrat e nënës dhe djalit nuk janë zbuluar.
Në kumtesën e lëshuar, policia argjentinase tha se gruaja më në fund u kthye në shtëpinë e saj në Mar del Plata, me sqarimin se lirimi i tyre u bë këtë muaj.
Kumtesa nuk ka detaje mbi atë se kush ishte përgjegjës për rrëmbimin e saj rreth 32 vjet më parë.