Murat Karadağ
24 Nëntor 2016•Përditësim: 24 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Në Bolivi shkollat kanë shpallur pushimin dyjavor më herët për shkak të thatësirës në vend dhe problemeve me ujin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në BBC, shkollat në tre zona të Bolivisë do të nisin pushimin dy javë më herët për shkak të thatësirës që ka kapluar tërë vendin.
Drejtori i një shkolli në kryeqytetin La Paz tha përmes një deklarate se “Nuk kemi ujë tanimë tre javë. Po përpiqemi që nevojat e fëmijëve t’i plotësojmë përmes ujit të transportuar".
Për shkak të mungesës së ujit e cila ka prekur afërsisht 125 mijë familje, në disa rajone ujë ofrohet një herë në tre ditë.
“Kabineti i ujit” i krijuar për t’i dhënë zgjidhje krizës së ujit në vend, ka filluar të shpërndajë ujë në rajonet e prekura nga thatësira, me në krye kryeqytetin La Paz.
Mësohet se “Kabineti i ujit” gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga shtetet e huaja për zgjidhjen e problemit.
Ministri i Mbrojtjes së Bolivisë, Reymi Ferreira në lidhje me problemin deklaroi se Koreja e Jugut dhe disa shtete evropiane kanë ofruar ndihmë për projekte afatgjate.
Sipas tij, puset e ujit dhe ujërat e rrjedhshëm që janë menduar si zgjidhje për krizën janë projekte që marrin kohë dhe e nevojshme është të gjenden zgjidhje më efikase në afat të shkurtër.
Presidenti i Bolivisë, Eva Morales ka shpallur “gjendje emergjente” për shkak të thatësirës së ashpër e cila ka kapluar vendin një kohë të gjatë.
Sipas meteorologëve, në vend nuk priten reshje deri në fillim të muajit dhjetor.