Ahmet Sait Akçay
17 Shtator 2017•Përditësim: 18 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Policia e Londrës ka arrestuar një tjetër të dyshuar në lidhje me sulmin me bombë në metronë e Londrës, ku u plagosën 30 persona, njofton policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
I dyshuari 21-vjeçar u arrestua në Hounslow të shtunën vonë. "Ai u arrestua sipas nenit 41 të Ligjit për terrorizëm dhe është dërguar në stacioni policor të Londrës jugore, ku po mbahet në paraburgim", thuhet në njoftimin e policisë metropolitane.
Të shtunën herët në lidhje me sulmin në metro, në Dover u arrestua një adoleshent.
Tridhjetë persona u plagosën nga shpërthimi i një mjeti të improvizuar shpërthyes në një tren në stacionin e metrosë Parson Green.
Niveli kërcënimit nga terrorizmi në Britani të Madhe është rritur në nivelin më të lartë, atë "kritik". Ngritja e nivelit u bë pas takimit për sigurinë të thirrur të premten për shpërthimin në metro.
Niveli i rrezikut herën e fundit u ngrit në atë më të lartin pas sulmit me bombë në Manchester në maj, në të cilin humbën jetën 22 prsona dhe mbeti në fuqi për disa ditë.
Niveli "kritik" i kërcënimit nga sulmi terrorist nënkupton se pjesëtarët e ushtrisë britanike mund të ndihmojnë policinë në mbrojtjen e vendeve kyçe siç janë Pallati Brimingham, qeverinë dhe ndërtesën e parlamentit, si dhe ngjarje të rëndësishme në mbarë vendin.