Michael Sercan Daventry
14 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
LONDËR (AA) – Pasagjerët janë evakuuar këtë mëngjes nga terminali i aeroportit "Gatwick" në Londër, si reagim të paralajmërimeve për mundësinë e rrezikimit të sigurisë së tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
"Terminali është evakuuar në këto momente. Kjo është bërë për shkak të sigurisë së përgjithshme publike", tha zëdhënësja e policisë për mediat britanike.
Ajo shtoi se evakuimi është bërë si masë paraprake, për shkak të "gjërave të dyshimta". Më shumë detaje se çfar në të vërtetë po ndodh nuk dëshiroi të zbulojë.
Tim Uwin, profesor i universitetit në Londër, në profilin e tij në Twitter, kishte shkruar se pasagjerët rreth orës 10 sipas kohës lokale u është thënë për ta lëshuar katin e parë të terminalit verior të ajroportit "Gatwick".
Në faqen zyrtare të aeroportit thuhet se fluturimet e planifikuara megjithatë, do të realizohen, por me vonesa.
Ajroporti "Gatwick" ndodhet 45 kilometra në jug të Londrës. Britania e Madhe nuk e ka ngritur nivelin e sigurisë pas sulmeve terroriste të premten në mbrëmje në Paris, ku u vrarë 127 njerëz, dhe mbi 250 u plagosën. Policia në Londër ka njoftuar për shtimin e patrullimeve në pjesën qendrore të kryeqytetit britanik gjatë fundjavës.