Muhammed Bilal Kenasari
13 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
WASHINGTON (AA) - Babai i personit që organizoi sulmin në klubin e natës në Orlando të SHBA-së, Sıddık Mir Metin, duke kërkuar falje publikisht tha: ''Edhe ne u shokuam ashtu sikurse të gjithë qytetarët në këtë shtet'', trasmeton Anadolu Agency (AA).
Sıddık Mir Metin duke folur për ABC News tha: ''Kërkojmë falje për këtë që ndodhi. Nuk kishim dijeni për vendimet që kishte marrë. Ashtu sikurse të gjithë qytetarët e këtij vendi edhe ne jemi të shokuar.''
Mir Metin në fjalën e tij tha se nuk mendon që sulmi ka të bëjë me besimin fetarë dhe më pas shtoi: ''Pak muaj më parë pa dy djem që putheshin në Miami dhe u nxeh shumë për këtë. Mbase ky ishte shkaku.''
Ndërsa sipas një lajmi të publikuar në Washington Post thuhet se ish gruaja e Ömer Metin e cila nuk e ka bërë publik emrin e saj, është shprehur se Ömer Metin gjatë martesës me të e keqtrajtonte dhe e rrihte. ''Merrte si shkak rrobat e palara apo enët e kuzhinës dhe më rrihte'' ka thënë ajo.
Gruaja tregon se me Ömer Metin është njohur 8 vite më parë dhe se për tu martuar me të është shpërngulur në Florida.
Drejtori i Policisë së Orlando-s John Mina kishte deklaruar se një sulmues i armatosur kishte sulmuar një klub nate në jug të qytetit dhe kishte marrë peng personat që gjendeshin në të rretho orës 02:02 sipas orës lokale. Ai kishte deklaruar gjithashtu se ekipet speciale të SWAT, kanë nisur një operacion rreth orës 05:00 sipas orës lokale. Në këtë sulm 50 persona humbën jetën dhe 53 të tjerë mbetën të plagosur.