Büşra Selvi Öğütcen
09 Maj 2020•Përditësim: 10 Maj 2020
Asistentja personale e Ivanka Trump, vajzës dhe këshilltares së presidentit amerikan Donald Trump, është diagnostikuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas CNN, asistentja tashmë dy muaj punon nga distanca për shkak të pandemisë.
Siç raportohet, ajo nuk ka shfaqur asnjë simptomë të virusit.
Po ashtu njoftohet se Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner dje rezultuan negativë në testin për COVID-19.
Më herët u raportua se 11 anëtarë të Shërbimit Sekret të SHBA-së janë diagnostikuar me virusin, por nuk u shpalosën detaje nëse kanë pasur kontakt me presidentin ose nënpresidentin amerikan.