Ekip
27 Mars 2017•Përditësim: 28 Mars 2017
WASHINGTON (AA) - Ivanka Trump është duke planifikuar të udhëtojë në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Samitin për fuqizimin ekonomik të grave, raporton Anadolu Agency (AA).
Vajza e presidentit amerikan u ftua nga kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka konfirmuar zyrtari amerikan i administratës i cili ka mbetur anonim.
Samiti W20 do të mbahet në fund të prillit në Berlin.