Saadet Firdevs Aparı
03 Maj 2023•Përditësim: 04 Maj 2023
Pjesë të trupit të njeriut u gjetën tek një krokodil i qëlluar në Australi, transmeton Anadolu.
Pas zhdukjes së Kevin Darmody, i cili u pa për herë të fundit më 28 prill në Kennedy's Bend, ku janë përqendruar krokodilët, filluan përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit, sipas BBC.
Dy krokodilë që mendohet se kishin sulmuar Darmody u qëlluan nga policia pas një gjuetie dyditore.
Në stomakun e një prej krokodilëve janë gjetur pjesë të trupit të njeriut.
Zyrtarët e policisë thanë se besojnë se ato janë eshtrat e Darmody, 65 vjeç, i cili u zhduk teksa peshkonte me miqtë.
Peshkatarët thanë se nuk e kishin parë sulmin, por se kishin dëgjuar një burrë duke bërtitur.