Dejan Maksimoviç
18 Janar 2019•Përditësim: 19 Janar 2019
MELBOURNE (AA) - Tenistja ruse Maria Sharapova në xhiron e tretë të Australian Open mposhti mbrojtësen e titullit daneze Caroline Wozniacki, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kampionja e dikurshme botërore e tenisit pati një paraqitje të mrekullueshme dhe pas një ballafaqimi sfidues prej 2 orë e 26 minuta shënoi fitore me 2:1, me sete 6:4, 4:6, 6:3. Ky është një triumf i madh për tenisten ruse 31-vjeçare, e cila në Grand Slamin e parë u radhit si e 30-ta.
Sharapova në karrierën e saj ka fituar pesë turne Grand Slam, një nga këto ishte në vitin 2008 në Australi. Por që nga viti 2015 në Melburn më së shumti ka arritur deri në çerekfinale.
Kundërshtarja e Sharapova në të tetën e finales do të jetë tenistja vendore dhe e 15-ta në radhitjen botërore Ashleigh Barty.