Dejan Maksimoviç
27 Janar 2018•Përditësim: 28 Janar 2018
MELBOURNE (AA) – Tenistja daneze Caroline Wozniacki, fitoi Grand Slamin e parë në karrierë. Ajo në finalen e sotme të Australian Open, mposhti Simona Halepin, me rezultatin 2:1 në sete, 7:6, 3:6, 6:4, raporton Anadolu Agency (AA).
Wozniacki dhe Halep luajtën një ndeshje tejet interesante e cila zgjati gati tre orë. Seti i parë ishte tejet interesat pasi u shoqërua me kthesa të shumta në rezultat.
Danezja kishte një epërsi me 3:0, 4:1 dhe 5:2, mirëpo rumunja ia doli që setin ta çojë në tiebreak. Megjithatë, Wozniacki ishte më e qetë dhe e fitoi setin e parë, ndërsa në setin e dytë kishte një luftë të barabartë.
Seti vendimtar solli akoma më shumë emocione, ndërsa Wozniacki fitoi Grand Slamin e parë. triumfin e saj në Grand Slam turneun e parë të këtij sezoni.
Në finalen e meshkujve, nesër takohen zvicerani Roger Federer dhe kroati Marin Çiliç.