Bedrudin Brlyavac
17 Shkurt 2016•Përditësim: 18 Shkurt 2016
VJENË (AA) – Ministrja austriake e Punëve të Brendshme Johanna Miki – Leitner deklaroi se vendi i saj në dit do të pranojë më së shumti 3.200 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).
Miki – Leitner theksoi se Austria numrin e ardhjeve do ta kufizojë sipas ditëve dhe orëve. Kohëve të fundit në vendkalimin e saj kufitar me Slloveninë në dit mbërrijnë rreth 1.000 persona.
Qeveria austriake paralajmëroi dje se do të përforcojë kontrollin kufitar në postblloqet kontrolluese përgjatë kufirit të saj me Italinë, Slloveninë dhe Hungarinë.
“Do të ekzistojë kuotë ditore dhe kuotë për orë dhe kur ajo të arrihet, do të ndalim lëshimin e njerëzve”, tha Miki-Leitner.