Ekip
16 dhjetor 2015•Përditësim: 16 dhjetor 2015
OSLO (AA) – Norvegjia vendosi të formojë Ministri të Migracionit dhe Integrimit si kundërpërgjigje e fluksit të madh të azilantëve në këtë vend skandinav, raporton Anadolu Agency (AA).
Erna Solberg, kryeministër i Norvegjisë tha se numri i migrantëve që kanë ardhur në vend solli presion të madh ndaj ministrit të Drejtësisë Anders Anundsen. Me formimin e Ministrisë së re fusha e veprimit të Ministrisë së Drejtësisë pastaj do të përgjysmohet. Ministër i Migracionit dhe Integrimit të mërkurën është emëruar Sylvi Listhaung nga Partia Progresive djathtiste, e cila është partner në qeverinë djathtiste të Norvegjisë.
Në Norvegji edhe këtë vit kanë arritur më shumë se 30.000 persona të cilët kërkuan azil, ndërsa kryesisht kanë ardhur nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Eritrea.