Hasan Tosun
25 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
VJENË (AA) – Policia austriake sot në mëngjes ka vendosur kontroll të automjeteve në vendkalimet kufitare nga Hungaria, ndërsa në vijën kufitare patrullojnë edhe patrulla ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme e Austrisë njoftoi se janë përforcuar masat në kufirin me Hungarinë të vendosura për shkak të informacioneve se edhe pas mbylljes së "Rrugës Ballkanike" në terren veprojnë trafikantë të cilët transportojnë migrantë.
Autoritetet austriake kontrollin e kufirit me Hungarinë e vendosën vitin e kaluar me qëllim të reduktimit të numrit të migrantëve të arritur, por kontrollet u hoqën pas disa javësh meqë Hungaria përgjatë kufirit vendosi tela me gjemba.
Paralelisht me këtë, autoritetet austriake paralajmëruan se kontrolle të përforcuara do të vendosin edhe në vendkalimin kufitar Brenner në kufi me Italinë për të parandaluar valë të re të migrantëve.