Barış Seçkin
25 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
ROMË (AA) – Në Itali sot u shënua 71 vjetori i çlirimit nga fashizmi. Italia është çliruar nga fashizmi më 25 prill të vitit 1945 dhe kjo ditë në vend shënohet si Dita e Çlirimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë kryesore të mbajtur sot në Romë morën pjesë presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, kryeministri Matteo Renzi, ministrja e Mbrojtjes, Roberta Pinotti dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë. Mattarella në fjalimin e tij tha se ende zgjat koha e "rezistencës" dhe se luftërat dhe tragjeditë njerëzore mund të shihen sot në kufijtë e Evropës, në Mesdhe dhe në Lindjen e Afërt.
“Paraardhësit tanë para 71 viteve na kanë lënë në trashëgim paqen. Detyra jonë është ta ruajmë këtë paqe në formë të pajtimit brenda Bashkimit Evropian”, tha Mattarella i cili iu bashkëngjit edhe ceremonisë në Varallo Sesia, në provincën Vercelli.