Can Erözden
08 Mars 2017•Përditësim: 09 Mars 2017
ANKARA (AA) - Land Rover ka lançuar në Panairin e Automjeteve në Gjenevë, automjetin e pajisur me dron i cili mund të përdoret për operacionet e kërkim-shpëtimit apo ndërhyrjes së shpejtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi është bërë publik përmes ueb-faqes zyrtare të Land Rover-it ku thuhet se automjeti ndodhet në Panairin e Automjeteve në Gjenevë.