Hacer Başer
08 Mars 2017•Përditësim: 08 Mars 2017
GAZA (AA) - Kryetarja e Unionit të Komiteteve të Grave Palestineze në Gaza, Tagrid Xhuma, tregoi për Anadolu Agency (AA), situatën e vështirë të grave në këtë vend të cilat mundohen të mbijetojnë pavarësisht vështirësive.
Ajo ka thënë se situata e grave palestineze çdo ditë e më shumë është duke u përkeqësuar. "Gratë këtu vuajnë nga kushtet e vështira të krijuara nga 3 luftërat dhe embargo e vendosur nga Izraeli. Shifrat e papunësisë janë shumë të larta. Gjendja sociale dhe ekonomike është shumë e keqe", ka shtuar ajo.