Erbil Başay
07 Prill 2018•Përditësim: 08 Prill 2018
BERLIN (AA) - Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një automjeti me këmbësorët në qytetin Münster të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në deklaratën për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (DPA), tha se në incident kanë humbur jetën 4 persona.
Gjithashtu është theksuar se mes të vdekurve është edhe shoferi i automjetit.
Ndërsa Andreas Bode, zëdhënësi i policisë së Münster, në deklaratën për gazetarët tha se shoferi i automjetit ka kryer vetëvrasje pas incidentit.
Ai duke theksuar se në automjet është gjetur një send i dyshimtë, ndërsa janë duke ekzaminuar nëse është i rrezikshëm ose jo.
Bode theksoi se 20 persona janë plagosur mes të cilëve 6 në gjendje të rëndë. Ai u shpreh se është shumë herët të thuhet nëse incidenti në fjalë është sulm.
Ai gjithashtu tregoi se duhen hetuar pretendimet se dy persona nga ky automjet kanë ikur pas incidentit.
Policia e Münster nëpërmjet Twitter-it bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg nga qendra e qytetit dhe rrugët të lirohen për ambulancat.