Ali Cura,Hakan Ceyhan Aydoğan
18 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
KIEV/MOSKË (AA) - Njoftohet se Presidenti i Francës, François Hollande, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në formatin e Normandisë nesër do të zhvillojnë një takim në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për të kërkuar zgjidhje për krizën në lindje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Presidenca e Ukrainës, u theksua se Poroshenko ka zhvilluar bisedë telefonike trepalëshe me Hollande dhe Merkel.
"Palët arritën marrëveshje për takimin e liderëve në formatin e Normandisë më 19 tetor në Berlin, me arsyen që Rusia të detyrohet ti përmbushë pjesët në lidhje me politikat e sigurisë së Marrëveshje së Minsk-ut", thuhet në deklaratë.