Mohammad Fahim Abed
22 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
KABUL (AA) - Agjencia e Inteligjencës afgane (NDS) njoftoi se lideri i talebanëve Molla Ahtar Muhammed Mansur është vrarë si rezultat i sulmit të kryer nga mjeti ajror pa pilot i SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga NDS theksohet se institucionet e inteligjencës afgane po ndiqnin prej një kohe të gjatë Mansurin.
Në deklaratë ndër të tjera vihet në dukje se Mansur është vrarë bashkë me një bashkëpunëtorin e tij gjatë sulmit ajror të ndërmarrë në orën 03.45, ditën e djeshme në Dalbandine në rajonin Balouchistan të Pakistanit.