Mehmet Nuri Uçar
24 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Ushtria izraelite kreu 3 sulme ajrore në Rripin e Gazës të bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga AA, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan 3 pika që u përkisnin grupeve të rezistencës palestineze në qytetin Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk njoftoi nëse kishte ndonjë viktimë si rezultat i sulmit.
Ushtria izraelite ende nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me sulmin.