Halit Süleyman
15 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
IDLIB (AA) - Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak rusë ndaj spitalit i cili mbështetet nga organizata “Mjekët pa Kufi” në lagjen Maret el Numan të qytetit Idlib që është nën kontrollin e opozitarëve kanë humbur jetën 14 persona prej të cilëve 5 janë punonjësit e shëndetësisë dhe 30 persona mbetën nën rrënoja, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtar i mbrojtjes civile në lagjen Maret el Numan, Ömer Ulvan, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarak rusë ndaj spitalit humbën jetën edhe punonjësit e shëndetësisë.