Dildar Baykan
17 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Azerbajxhanasit që jetojnë në SHBA protestuan para ambasadës armene në Washington për shkak të sulmeve të Armenisë ndaj Azerbejxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë azerbajxhanas që jetojnë në diasporë u mblodhën para Ambasadës së Armenisë në Washington për të protestuar kundër sulmeve të Armenisë ndaj vendit të tyre që nga e diela e kaluar.
Me flamuj azerbajxhanas ata brohoritën slogane të ndryshme në mbrojtje të vendit.
Më 12 korrik ushtria armene u përpoq të sulmonte Azerbajxhanin
Më 12 korrik, ushtria armene u përpoq të sulmonte pozicionet e Azerbajxhanit në rajonin kufitar Tovuz, përfshirë të shtëna me artileri ndërsa u tërhoq pasi ushtria azerbajxhanase u kundërpërgjigj dhe i shkaktoi humbje.
Nga ushtria e Azerbjaxhanit humbën jetën katër ushtarë ndërsa katër të tjerë u plagosën.
Në përleshjet që vazhduan humbën jetën shtatë ushtarë azerbajxhanas, përfshirë një gjeneral major.