Ruslan Rehimov
20 Korrik 2016•Përditësim: 21 Korrik 2016
BAKU (AA) - Azerbajxhani ka mbyllur gazetën Zaman-Azerbajxhan dhe gazetën online zaman.za të cilat janë pjesë e organizatës terroriste Fethullahçı FETÖ/PDY, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta Zaman-Azerbaycan ishte hapur që në 24 maj të vitit 1991 dhe ishte e para gazetë e hapur jashtë vendit.
Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit të Azerbajxhanit vendosi të mbyllë edhe televizionin ANS i cili kishte deklaruar se ka zhvilluar një reportazh me krye terroristin e FETÖ-s në SHBA, Fethullah Gylen dhe se do ta publikonte atë.
Ndërkohë Këshilli Kombëtarë i Radio Televizionit të Azerbajxhanit ka bërë thirrje organeve mediatike në vend që të bëjnë kujdes ndaj zhvillimeve në Turqi duke marrë për bazë ruajtjen e lidhjeve historike dhe ato vëllazërore.