Ruslan Rehimov
17 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
BAKU (AA) - Azerbajxhani nuk ka rinovuar kontratat për 50 lektorët e Universitetit Kafkas i cili ishte nën administrimin e organizatës terroriste Fetullahçı, FETÖ/PDY) dhe i cili u vendos nën administrimin e shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, rektori i Shkollës së Lartë të Petrol-it në Baku, Elmar Kasimov tha se kontratat për 50 lektorët kishin përfunduar dhe se ato nuk janë rinovuar më.
Kasimov tha se mes personave të cilëve iu është ndërprerë marrëdhënia me shkollën gjenden profesorë, drejtues katedrash dhe dekanë. Ai ka theksuar se në vend të tyre janë emëruar profesorë nga Azerbajxhani. Kasimov në fjalën e tij ka theksuar gjithashtu se lektorëve të cilëve nuk iu është rinovuar kontrata do të largohen brenda muajit nga vendi.
Universiteti Kafkas është themeluar në vitin 1993. Ai ka qenë universiteti i parë i FETÖ-s i themeluar jashtë vendit. Pas përfshirjes së FETÖ-s në tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik Azerbajxhani mori nën administrim Universitetin Kafkas për t'ia bashkuar atë Shkollës së Lartë Petrol në Baku.