Ekip
31 Dhjetor 2021•Përditësim: 01 Janar 2022
Bahreini ka emëruar ambasadorin e tij të parë në Siri në një dekadë pasi uli marrëdhëniet diplomatike me Damaskun në vitin 2012, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Bahreinit, mbreti Hamad bin Isa Al-Khalifa nxori një dekret mbretëror të enjten, duke emëruar Waheed Mubarak Sayyar si ambasador të mbretërisë në Siri.
Në vitin 2012, Bahreini dhe Omani ulën përfaqësimin e tyre diplomatik në Siri si përgjigje ndaj shtypjes brutale të regjimit të Bashar al-Assad ndaj protestave që shpërthyen në vitin 2011 ndërsa vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Katari, Arabia Saudite dhe Kuvajti ndërprenë lidhjet me regjimin e Asadit.
EBA rihapi ambasadën e saj në Damask më 27 dhjetor të vitit 2018 dhe emëroi një të ngarkuar me punë. Omani gjithashtu ktheu ambasadorin e tij në Damask më 5 tetor të vitit 2020.
Që nga korriku, hapat e normalizimit me regjimin sirian janë përshpejtuar nga disa vende arabe, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe EBA-në.
Në nëntor, ministri i Jashtëm i EBA-së, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan vizitoi Sirinë dhe u takua me Asadin.