Ekip
28 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Bangladeshi gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.029 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 40.321 numrin e rasteve me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media, drejtoresha në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasima Sultana tha se numri i vdekjeve në vend ka shkuar në 559 pasi 15 persona tjerë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit.
Drejtoria e Shëndetësisë kreu 9.310 teste në brenda një dite.
Sultana tha se rreth 500 persona tjerë janë shëruar duke arritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 8.425.