Michael Hernandez
11 Maj 2016•Përditësim: 11 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Autoritetet e SHBA-ve kanë shprehur shqetësim të thellë për shkak të ekzekutimit të mbrëmshëm të liderit të partisë më të madhe islame në Bangladesh Motiur Rahman Nizami, të cilit më herët i është shqiptuar dënimi me vdekje për shkak të krimeve të kryera gjatë luftës në Bangladesh në vitin 1971, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Departamenti Amerikan i Shtetit porositën se procesi i procesuimit të krimeve të luftës në gjykatat e Bangladeshit është vërejtur një përparim i caktuar, porse doemos duhet edhe shumë për të bërë që procesuimi gjyqësor i këtij lloji të kënaq normat vendore dhe ndërkombëtare.
“Thellë jemi të shqetësuar për shkak të mënyrës që udhëhiqen proceset gjyqësore dhe ekzekutimet dhe këtë shqetësim do ta kemi derisa nuk bëhen reformat e nevojshme për të kënaqur normat juridike ndërkombëtare”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Elizabeth Trudeau.