Mahmut Atanur
13 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
PEKIN (AA) - Njoftohet se Kina dhe SHBA-ja kanë kryer pregatitjet për të nisur një mekanizmëm të dialogut të përbashkët në nivel të lartë në luftën kundër krimit kibernetik, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Shinhua në takimin e mbajtur në Pekin mes zëvendësekretarit të sigurisë së brendshme të SHBA-së, Alejandro Mayorkas dhe zëvendësministrit kinez të Sigurisë Publike, Çin Cimin theksohet se janë shkëmbyer pikëpmajet në çështjen e ngritjes së një mekanizmmi të dialogut të përbashkët në nivel të lartë mes dy vendeve.
Në takim teksa është tërhequr vëmendja se është arritur një marrëveshje mes dy vendeve pas një vizite zyrtare që Presidenti kinez Xi Jinping kreu në muajin shtator në SHBA, theksohet ndër të tjera se në bashkëpunimi mes autoriteteve kineze dhe të SHBA-së kundër krimit kibernetik ata shpresojnë që të hedhin hapa të mëtejshëm.
Ministri kinez i Sigurisë Publike, Guo Shıngkun në një takim me zyrtarë të SHBA-së ka ripërsëritur qëndrimin e ashpër të Kinës në lidhje me vazhdimin sigurisë kibernetike dhe vazhdimin e luftës kundër krimit kibernetik.
Ministri Guo ka theksur ndër të tjera se të dy palët duhet të jenë në konsensus në lidhje me krimet kibernetike dhe se krijimi i një mekanizmi të dialogut të përbashkët për thellimin e sanksioneve ligjore në sigurinë kibernetike do të jetë forcë shtytëse.