Umur Koçak Semiz
13 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se pak kohë më parë DAESH kishte nën kontroll më shumë se gjysmën e 870 kiloemtra të vijës kufitare të Sirisë me Turqinë. Ndërsa aktualisht, sipas tij, kjo organizatë ka nën kontroll vetëm 15 përiqnd të saj dhe me aleatët e SHBA-së kanë një plan që të hapim me forcë këtë pjesë të mbetur duke ofruar sigurinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry në një fjalim të mbajtur në Institutin e Paqes u shpreh se: "Kemi rritur furnizimin dhe mbështetjen ndaj grupeve opozitare të moderuara që luftojnë kundër DAESH-it në Siri. Edhe Presidenti Barack Obama ka dhënë miratimin për vendosjen e një ekipi të vogël nga forcat speciale të SHBA-së në rajon për të udhëzuar opozitarët në luftën kundër organizatës DAESH".
Kryediplomati amerikan duke theksuar se ata inkurajojnë aleatët evropianë për të bërë më shumë ka pohuar ndër të tjera se: "Po rrisim ritmin tonë operacional në bazën ajrore Incirlik, dhe po kryejmë fluturime më të shpeshta dhe më efektive. Duke kryer një operacion të guximshëm me partnerët tanë kurdë kemi shpëtuar 79 pengje që DAESH do ti vriste një e nga një. Gjithashtu jemi në kontakte të vazhdueshme me miqtë tanë arabë të cilët japin mbështetjen ndaj koalicionit dhe jo vetëm për të ndarë qëllimin tonë nga pikëpamja ushtarake, por në të njëjtën kohë edhe për të ndërprerë burimet financiare të DAESH, për të eliminuar mundësinë e përfshirjes së luftëtarëve të huaj dhe kundër përdorimit të mediave për shpërndarjen e mesazheve të përçarjes dhe të urrejtjes".
Kerry u shpreh se kanë kryer ndihma shtesë për të zhvilluar kapacitetin e sigurisë së Jordanisë dhe të Libanit dhe ka theksuar se: "Të gjitha këto përpjekje janë duke dhënë pritshmëritë. Pak kohë më parë DAESH kishte nën kontroll më shumë se gjysmën e 870 kilometra të vijës kufitare të Sirisë me Turqinë. Ndërsa sot ka nën kontroll vetëm 15 përiqnd të saj dhe me aleatët tanë kemi një plan që të hapim me forcë këtë pjesë të mbetur duke ofruar sigurinë dhe ne këtë do ta bëjmë".