Ata Ufuk Şeker
18 Nëntor 2021•Përditësim: 18 Nëntor 2021
Bashkimi Evropian ka shtuar Indonezinë në listën e vendeve që mund të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit për shkak të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Këshillit Evropian thuhet se është përditësuar lista e vendeve që aplikojnë për udhëtime jo thelbësore drejt vendeve të BE-së dhe ku rekomandohet heqja graduale e kufizimeve.
Me përditësimin më të fundit BE-ja mund të heqë kufizimet e udhëtimit për në Argjentinë, Australi, Bahrein, Kanada, Kili, Kolumbi, Indonezi, Jordani, Kuvajt, Namibi, Zelandë e Re, Peru, Katar, Ruanda, Arabia Saudite, Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguaji dhe Tajvani.
Nëse vendet e BE-së lejojnë qytetarët e tyre të udhëtojnë, kufijtë me Kinën gjithashtu mund të mbahen të hapur.
Me përditësimin e ri Indonezia është shtuar në listë. Lista e BE-së është këshilluese për shtetet anëtare dhe nuk është detyruese. Lista përditësohet në çdo dy javë.
Teksa udhëtimet turistike në BE nga vendet në listë mund të lejohen, disa masa shtesë si testimi dhe karantina mund të zbatohen për pasagjerët.
Ndërkaq vazhdojnë kufizimet e udhëtimit të vendeve të BE-së drejt vendeve që nuk përfshihen në listë.
Në mars të vitit 2020, BE-ja vendosi kufizime për udhëtimet jo thelbësore për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.