Ata Ufuk Şeker
10 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian zgjeron sanksionet ndaj Koresë së Veriut, e cila po realizon testime bërthamore dhe të raketave balistike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i BE-së njoftoi se në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) janë zgjeruar sanksionet në disa sektorë ndaj Koresë së Veriut, e cila po realizon testime bërthamore dhe të raketave balistike.
Në deklaratë njoftohet se në kuadër të masave të zbatuara ndaj Koresë së Veriut, është ndaluar shitja e gazit natyror për këtë vend dhe janë vendosur përkufizime për shitjen e produkteve të rafinuara të naftës dhe të naftës së papërpunuar.
Në deklaratë ku thuhet se nuk mund të bëhet importimi i tekstilit nga Koreja e Veriut, po ashtu theksohet se shtetet anëtare të BE-së nuk do të japin leje të punës për shtetasit e Koresë së Veriut.
Në përputhje me vendimin e OKB-së, në listën e sanksioneve shtesë të BE-së ndodhen 53 institucione dhe 63 persona, pasuritë e të cilëve janë ngrirë dhe u është vendosur ndalesa për marrjen e vizave. Në deklaratë po ashtu thuhet se sanksionet po aplikohen edhe për 38 persona dhe 4 kompani të cilat ndodhen në vetë listën e BE-së.
Sanksionet e para të BE-së ndaj Koresë së Veriut kanë filluar në vitin 2006.