Ali H. M.Abo Rezeg
10 Tetor 2017•Përditësim: 10 Tetor 2017
KAJRO (AA) – Një gjykatë e Egjiptit ka dënuar me vdekje të martën tetë persona lidhur me dhunën e cila kaploi shtetin në vitin 2013, atëherë kur me një grusht shteti, u përmbys ish-presidenti Mohamed Morsi, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjykata dënoi edhe 50 persona tjerë të cilëve u shqiptoi një dënim me burg të përjetshëm, shtatë të tjerë me burg 10 vjet, dhe tre të tjerë me nga pesë vjet burg, secili për akuza të ngjashme”, tha një burim gjyqësor me kushte anonimiteti.
Të dënuarit ngarkoheshin me akuzën e sulmeve mbi stacionet policore në jug të Kajros në vitin 2013-të, në të cilat u vranë pesë persona, përfshirë tre policë.
Verdikti i së martës pritet të ankimohet në gjykatën e Apelit.
Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Morsi, u përmbys nga pushteti përmes një grusht shteti ushtarak në vitin 2013. Që atëherë, autoritetet egjiptiane kanë nisur operacione ndaj mbështetësve të tij dhe grupit të tij Vëllazëria Muslimane, duke vrarë qindra dhe duke burgosur mijëra të tjerë.