Ata Ufuk Şeker
20 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) miraton projektet e reja prej 126,5 milionë euro, për të mbështetur refugjatët sirianë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga Komisioni i BE-së theksohet se Fondi Rajonal i Mirëbesimit të BE-së ka miratuar projektet e ndryshme për refugjatët sirianë në Turqi.
Sipas projekteve, do të përdoren 105 milionë euro që refugjatët sirianë në Turqi të marrin arsim në turqisht. Ndërsa do të sigurohen edhe 11.5 milionë euro që refugjatët të marrin shërbime shëndetësore dhe 10 milionë euro për pjesëmarrje në kurse të ndryshme profesionale.
Në fondin Rajonal të Mirëbesimit të BE-së të formuar për sirianët deri më tani janë transferuar mbi 1 miliard euro. Pjesa më e madhe e kësaj shume është siguruar nga buxheti i BE-së dhe donacionet e 22 vendeve të BE-së.
Me fondin synohet mbështetja e projekteve të ndryshme për refugjatët kryesisht në Turqi, Jordani dhe Liban.