Murat Karadağ
20 Qershor 2017•Përditësim: 20 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) - Në rajonin Azerbajxhanin Perëndimor, në Iran, janë arrestuar 40 persona me pretendimin për anëtarësim në organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e agjencisë së lajmeve Mehr, theksohet se deputeti në parlamentin iraniani, Nadir Kazipur, duke folur për gazetarët tha se në zonat Piranshehr, Serdesht, Mahabad, Bukan dhe Takab të Azerbajxhanit Perëndimor është kryer operacion kundër organizatës terroriste DEASH dhe se janë arrestuar gjithsej 40 persona.