Büşra Nur Çakmak
17 Gusht 2021•Përditësim: 17 Gusht 2021
Kryetarja e komitetit të Parlamentit Evropian për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, Evelyn Regner, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) nuk duhet t'i "mbyllë sytë" nga një krizë humanitare që veçanërisht do të prekë gratë dhe vajzat në Afganistan, transmeton Anadou Agency (AA).
Regner tha se marrja nën kontroll e kryeqytetit Kabul nga talebanët do të thotë "shtypje sistematike dhe brutale në të gjitha aspektet e jetës për gratë dhe vajzat afgane. Ajo shtoi se të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të garantojnë kalim të sigurt për këdo që është në rrezik.
"Siguria e grave dhe vajzave afgane duhet të jetë një përparësi themelore e BE-së. Të gjitha negociatat duhet të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e grave dhe vajzave afgane", tha Regner.
Talebanët dje hynë në Kabul dhe morën kontrollin e Afganistanit për herë të parë pas 20 vitesh, pasi forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja pushtuan vendin në vitin 2001.
Me rënien e qeverisë afgane, vëmendja po kthehet në garantimin e sigurisë së civilëve dhe evakuimeve, si dhe në transferimin e rregullt të pushtetit.