Şerife Çetin
09 Tetor 2018•Përditësim: 16 Tetor 2018
BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE), pret sqarim nga Arabia Saudite, në lidhje me rastin e gazetarit Jamal Khashoggi i cili u zhduk pas hyrjes në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Carlos Martin Ruiz de Gordejuela në një konferencë për media tha se ndjekin nga afër ngjarjet në lidhje me rastin e gazetarit Khashoggi.
"Nga Arabia Saudite presim sqarim i cili do të qartësojë situatën e gazetarit saudit Jamal Khashoggi i cili është në nga gazetarët kryesorë", tha Gordejuela.
Kujtojmë se gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” Khashoggi i cili ka dhënë kontribute edhe për Al Watan që është një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.