Amina Zorniç
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
SARAJEVË (AA) - Mbi 300 ish-ushtarë u mblodhën përpara selisë së qeverisë së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) në Sarajevë duke kërkuar formimin e një organizate të vetme të veteranëve, një regjistër të unifikuar të pjesëmarrësve të luftës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas rreshtimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë së BeH-së, Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) dhe organizatave dhe shoqatave të veteranëve të tjerë në Koshevë, kolona që mbante flamurin e BeH-së arriti para ndërtesës së Qeverisë Federale, e cila është rrethuar nga një numër i madh i forcave policore.
Komandanti i Luftës të Brigadës së Parë të Dobrinjës Bulbul Selvedin iu drejtua turmës, duke theksuar se janë rrezikuar të drejtat e ish-luftëtarëve dhe se në pjesë e madhe e ish-luftëtarëve bëjnë vetëvrasje për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
"Jemi mbledhur që përsëri t'iu sugjerojmë se të drejtat tona janë rrezikuar, se luftarët tanë po vriten, digjen, shkrumbohen, 7.000 pjesëtarë tanë më të mirë në vitet e fundit janë vrarë. Qeveritë e turpshme kanë për detyrë të marrin seriozisht heronjtë dhe heroinat më të nderuar të BeH-së. Bukvareviç për ne luftëtarët është ish-ministër. Nëse ka fytyrë dhe nder, menjëherë le të japë dorëheqje. I sugjerojmë qeverisë se ne jemi mbledhur për shkak të paaftësisë së tij, turp të ketë. Do të presim, të shohim, le të ofrojnë zgjidhje", tha Bulbul.