Ekip
19 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
SEUL (AA) – Ushtria dhe zjarrfikësit kanë nisur hetimet për shkaqet e disa shpërthimeve që ndodhën në një bazë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Korenë e Jugut, pasi shpërthyen 20 cisterna të oksigjenit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ka ndodhur në kampin Carroll, rreth një qind kilometra nga kryeqendra koreano-jugore, Seul, ndërsa është njoftuar se nuk ka viktima.
Bëhet fjalë për një nga disa objektet e ushtrisë së SHBA-ve në Gadishullin Korean, ku janë stacionuar gati 30.000 ushtarë amerikanë.
Mediat lokale transmetojnë se zyrtarët kanë njoftuar se shpërthimi ka ndodhur të enjten në mëngjes rreth orës 2:30 sipas kohës lokale.
Në vend ngjarje mbërritën dhjetëra automjete për ndërhyrje të shpejtë dhe ndihmë, ndërsa zjarrfikësit arritën që për gjysmë ore të shuajnë zjarrin.