Elvir Bucalo
15 Nëntor 2015•Përditësim: 16 Nëntor 2015
BRUKSEL (AA) - Evropa do të forcojë edhe më tej kontrollin kufitar, paralajmëroi ministri i Brendshëm i Belgjikës Jan Jambon, i cili udhëtoi sot në mëngjes në Paris, në një takim urgjent me homologun e tij francez Bernard Cazeneuve, raporton Anadolu Agency (AA).
"Neve na duhen rregulla të reja të sigurisë dhe kontroll më i mirë i kufijve", tha ministri belg, derisa policia e të dyja vendeve në mënyrë detaje kontrollon udhëtarët, trenat dhe automobilat në kufirin ndërmjet Francës dhe Belgjikës.
Forcat speciale të policisë në komunën e Brukselit Molenbeek sot në mëngjes kanë kryer kërkimin e dytë me rradhë të banesave dhe makinave
Deri më tani në këtë pjesë të Brukselit, në të cilën jetojnë kryesisht banorë me origjinë arabe, policia arrestoi pesë persona për të cilët dyshon se janë të lidhur me autorët e sulmeve terroriste në Paris.