Ekip
22 Mars 2017•Përditësim: 22 Mars 2017
BRUKSEL (AA) – Mbreti dhe mbretëresha belge, liderët politikë, dhe familjarët e viktimave shënojnë përvjetorin e parë të sulmit vetëvrarës në aeroportin dhe hekurudhën e Brukselit, ku 32 persona humbën jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbreti Philippe dhe mbretëresha Mathilda iu bashkuan kryeministrit të Belgjikës, Charles Michel, në aeroportin e Zaventenit kur me një minutë heshtje nderuan të pësuarit.
Dy sulmues vetëvrasës atë mëngjes u hodhën në erë në aeroport, ku si pasojë 16 persona humbën jetën. Më shumë se 300 persona u lënduan gjatë sulmit për të cilin përgjegjësinë e mori organizata terroriste DEASH, ndërsa rreth 900 persona, të cilët konsiderohen si viktima, pësuan trauma fizike dhe mentale.
Ceremoni po ashtu mbahet në hekurudhën nëntokësore Maelbeek, ku 16 persona humbën jetën, si dhe tek përmendorja e cila zyrtarisht do të zbulohet në lagjen e kryeqendrës belge.
Në Belgjikë edhe më tej është në fuqi niveli i dytë i gjendjes së gatishmërisë nga sulmet e vitit të kaluar, që do të thotë se kërcënimi për sulme është i mundur, por jo i drejtpërdrejtë.