Dursun Aydemir
01 Qershor 2017•Përditësim: 01 Qershor 2017
BRUKSEL (AA) – Punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Belgjikë organizuan një grevë paralajmëruese njëditore me kërkesa për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, raporton Anadolu Agency (AA).
Me ftesë të disa organizatave sindikale nga pjesë të ndryshme të Belgjikës, këtë mëngjes në sheshin Barrivades në qendër të Brukselit u mblodhën mbi 2.000 demonstrues.