Şerife Çetin
08 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
BRUKSEL (AA) - Parlamenti i Belgjikës ka njoftuar se sulmet terroriste të kryera vitin e kaluar në Belgjikë nuk janë mundur të pengohen për shkak të mangësive serioze të sigurisë së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Raporti i publikuar ditën e sotme nga Komiteti hetimor i Parlamentit të Belgjikës ka tërhequr vëmendjen në mangësitë në infrastrukturën e sigurisë në Belgjikë.
Raporti ka vënë në dukje se sulmet terroriste në vitin 2016 janë kryer për shkak se sistemi i sigurisë së Belgjikës nuk ka treguar sukses në kohë për shkatërrimin e rrjeteve terroriste.
Ndër të tjera në raport bëhet e ditur se Belgjika në vitet 2000 ka qenë shumë aktive në luftën kundër terrorizmit, dhe se ka patur rol kryesor në ndarjen e informacionit me shërbimet inteligjente evropiane dhe ndërkombëtare.
"Për shkak të këtyre mangësive nuk kemi shkatërruar në kohë rrjetet terroriste dhe nuk kemi mundur të parandalojmë sulmet terroriste", kanë deklaruar zyrtarët e Komitetit duke theksuar për seriozitetin e mangësive të krijuara në një kohë të afërt në insfrastrukturën e sigurisë së Belgjikës.
Në raportin e Komitetit thuhet se një nga mangësitë e forcave të sigurisë në Belgjikë është bashkëpunimi i pamjaftueshëm mes gjyqësorit, sigurisë dhe inteligjencës.
Në mënyrë shtesë me këtë është tërhequr vëmendja se forcat e sigurisë nuk kanë patur një qasje gjithëpërfshirëse, kanë patur mangësi ligjore dhe kanë kryer bashëpunim ndërkombëtarë të pamjaftueshëm.
Gjithashtu në raport ku janë parashtruar edhe rekomandime për fomimin e "një zinxhiri të vërtetë të sigurisë" në Belgjikë është vënë theksi në ndarjen e informacionit dhe rëndësinë e bashkëpunimit.
Teksa u është bërë thirrje zyrtarëve të sigurisë belge që të përdorin në mënyrë më efektive burimet materiale dhe burimet njerëzore është propozuar që nëse do të jetë e nevojshme të kryhen rritje në buxhetin e sigurisë dhe të mbrojtjes.