Aliia Raimbekova
08 Qershor 2017•Përditësim: 09 Qershor 2017
ASTANA (AA) - Janë shtyrë për një datë tjetër bisedimet e paqes për Sirinë të cilat ishin paraparë të fillonin më 12-13 qershor në Astana të Kazakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi për media në Ministrinë e Jashtme të Kazakistanit, Anuar Jaynakov në një deklaratë për gazetarin e AA-së në lidhje me datën e bisedimeve për Sirinë duke vënë në dukje se vazhdojnë konsultimet mes vendeve garantuese tha se "Janë shtyrë për një datë tjetër bisedimet e paqes për Sirinë të cilat ishin parashikuar të fillonin më 12-13 qershor".
Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Abdrahmanov, në një deklaratë për gazetarët në fillim të javës njoftoi se mes vendeve garantuese vazhdojnë bisedimet intensive për të caktuar datën e takimit për Sirinë. "Rusia na dha neve informacionin paraprak se do t'u propozonte vendeve të tjera garantuese që takimi të realizohet më 12-13 qershor".
Ndër të tjera duke transmetuar se ndaj tyre do të jepej informacioni në lidhje me axhendën e takimit dhe pjesëmarrësit, Abdrahmanov tha se në takim krahas vendeve garantuese pritej që të merrnin pjesë edhe delegacione nga qeveria e Sirisë, nga opozita ushtarake e Sirisë dhe delegacione nga vendet vëzhguese.