Dildar Baykan
15 Prill 2021•Përditësim: 15 Prill 2021
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një bisedë telefonike shprehën edhe njëherë mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden dhe Merkel zhvilluan një bisedë telefonike.
Dy liderët nënvizuan angazhimin e fortë për marrëdhëniet transatlantike thuhet në deklaratën në të cilën më tej theksohet se Biden dhe Merkel kanë rënë dakord për të punuar nga afër në fushata parësore të përbashkëta të tilla si lufta kundër COVID-19, forcimin e sigurisë shëndetësore globale dhe luftën kundër ndryshimit të klimës.
"Dy liderët shprehën shqetësimet për grumbullimin ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës dhe në Krimenë nën pushtim si dhe riafirmuan edhe njëherë mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës", thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Po ashtu bëhet e ditur se dy liderët janë dakorduar për të mbështetur përpjekjet në sjelljen e paqes në Afganistan dhe se Biden i ka shprehur falënderimet kancelares Merkel për kontributet që Gjermania ka bërë në Misionin e Mbështetjes së Vendosur të NATO-s në Afganistan.