Kasım İleri
30 Maj 2022•Përditësim: 31 Maj 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill Biden vizituan shkollën fillore Robb në qytetin Uvalde në Teksas ku një agresor 18-vjeçar vrau 21 persona, 19 prej të cilëve nxënës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë përkujtimore të mbajtur përpara shkollës fillore Robb në qytetin Uvalde për 19 nxënësit dhe 2 mësuesit e vrarë si pasojë e sulmit të armatosur, mori pjesë edhe familja Biden.
Presidenti Biden dhe bashkëshortja e tij vendosën lule në zonën përkujtimore përpara shkollës.
Pas vizitës, çifti Biden mori pjesë në meshën e kishës katolike në qytet dhe kryen lutje për të vrarët në sulm.
Pas meshës, me administratorët e shkollës që u takua më parë Biden u takua me familjet e viktimave dhe punonjësit e urgjencës.
Në ambientet e shkollës dhe para kishës, shumë qytetarë i bënë thirrje Bidenit dhe i kërkuan atij që të "bëjë diçka" lidhur me rregulloren për blerjen e armëve.
Salvador Ramos 18-vjeçari i cili kreu sulmin në shkollën fillore Robb në qytetin Uvalde më 24 maj me një armë automatike AR-15, vrau 19 fëmijë nga e njëjta klasë dhe 2 mësues.
Ndërkohë që hetimet lidhur me sulmin vazhdojnë, veçanërisht familjet e fëmijëve kritikuan policinë për mos ndërhyrje në kohën e duhur ndaj agresorit.