Ekip
15 Janar 2018•Përditësim: 16 Janar 2018
ISLAMABAD (AA) – Filantropisti miliarder amerikan Bill Gates ka njoftuar një plan për të rritur ndihmën financiare për Pakistanin, disa ditë pasi administrata e SHBA-ve pezulloi ndihmën në fushën e sigurisë për vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, në një letër dërguar ministres së Shëndetësisë së Pakistanit, Saira Afzal Tarar, Gates ka vlerësuar përpjekjet e qeverisë për zhdukjen e virusit Polio nga vendi.
“Z. Gates, na siguroi neve të vazhdojmë me ndihmën e tij për Pakistanin dhe të rrisim ndihmën për zhdukjen e poliomelitit dhe poashtu edhe për sektorë të tjerë”, tha për AA Sajid Husain Shah, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Pakistani është midis tre vendeve në botë, duke përfshirë Afganistanin dhe Nigerinë, ku virusi Polio ende ekziston dhe vendi mbetet nën një kufizim udhëtimi për shkak të këtij virusi, kufizim i imponuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Në vitin 2014, OBSH e bëri atë të detyrueshme për të gjithë njerëzit që udhëtojnë nga Pakistani për të kryer një certifikatë vaksinimi Polio.
Gjatë katër viteve të fundit, Pakistani me sukses uli rastet nga 306 në vitin 2014 në 54 në vitin 2015, nga 20 në vitin 2016 në vetëm 8 raste në vitin 2017, ndërkohë që asnjë rast ende nuk është raportuar në këtë vit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Pakistanit, gjatë pesë viteve të fundit Gates dhe Fondacioni Melinda kanë shpenzuar mbi 654 milionë dollarë si pjesë e përpjekjeve për të zhdukur virusin e poliomelitit në Pakistan.
Ndryshe, më 1 janar presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Pakistanin për marrje të miliarda dollarë ndihmë nga SHBA-të dhe në kthim “duke mos dhënë asgjë përveç gjënjeshtrave dhe mashtrimeve". Ai akuzoi Islamabadin se është "strehë e sigurtë për ekstremistët".
Pakistani mohoi akuzat e Trump-it dhe tha se SHBA-të duhet të tregojnë më shumë mirënjohje pasi Islamabadi luftoi terrorizmin “kryesisht nga burimet e veta”, për të cilat tha se kanë kushtuar mbi 120 miliardë dollarë në 15 vjet.