Addis Getachew Tadesse
15 Janar 2018•Përditësim: 16 Janar 2018
ADDIS ABABA (AA) – Etiopia ka thënë se akuzat e ngritura kundër 528 të burgosurve ishin hedhur si pjesë e fazës së parë të një vendimi të fundit qeveritar për lirimin e politikanëve të burgosur dhe të dënuarve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Zbatimi i fazës së parë për lirimin e të burgosurve ka filluar dhe në nivel federal ku akuzat ndaj 115 të burgosurve janë ndërprerë. Ata do të lirohen të mërkurën”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Getachew Ambaye.
Prokurori i Përgjithshëm tha se Kombet e Etiopisë Jugore, Nacionalitetet dhe Shteti Popullor, një rajon me më shumë se 58 grupe etnike, kanë hequr akuzat për 413 të burgosur.
Ai shtoi se edhe rajone të tjera do të ndjekin shembullin dhe se në muajt e ardhshëm figurat politike në burg, që janë “të dënuar” për krime, poashtu do t’u jepet aministi.
Shtetet rajonale Oromia dhe Amhara, më të populluarat në vend që përbëjnë më shumë se 60 për qind të popullsisë së Etiopisë, janë aktualisht në procesin e identifikimit të të burgosurve për lirim.
Sipas Ambaye-s, njerëzit që kanë vrarë gjatë protestave ose ata që drejtpërdrejt morën pjesë në shkatërrimin e pronës nuk do të kenë të drejtë të përfitojnë nga ky dekret i fundit i qeverisë.
Që nga viti 2016 në Etiopi ka patur protesta anti-qeveritare të gjera në veçanti në rajonet më të mëdha dhe më të populluara Oromia dhe Amhara.
Dy javë më parë, në një pohim të rrallë, partia qeverisëse tha se kishte probleme të qeverisjes dhe grindjeve të brendshme që shkaktuan probleme socio-ekonomike në vend.
Prokurori i Përgjithshëm në konferencën për media nuk përmendi emrat e figurave të shquara politike në burg që mund ose nuk mund të lirohen.