Fatih Erel
26 Korrik 2016•Përditësim: 26 Korrik 2016
GJENEVË (AA) - I Dërguari i Posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuar (OKB) për Sirinë Staffan de Mistura, tha se raundin e ri të bisedimeve të Sirisë në Gjenevë planifikojnë ti zhvillojnë kah fundi i muajit gusht, raporton Anadolu Agency (AA).
De Mistura u takua me Zëvendës ministrin e Jashtëm të Rusisë Gennady Gatilov dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Sirinë, Michael Ratney me qëllim që të kontribuojnë për angazhimin e nismës në nivel të lartë për fillimin e raundit të ri të bisedimeve të Sirisë dhe për të gjetur zgjidhje për krizën politike në vend.